Nuk i ka fshehur emocionet dhe gëzimin pas këtij suksesi në këtë mbrëmje magjike boksi të transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, kampioni i saposhpallur në katagorinë “WBC Silver Interim Welter”, “mbreti shqiptar” Florian Marku.

“Duhet t’ju falënderoj të gjithëve që më mbështetët këtu. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushto që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe.

Kam kaluar një jetë jo të lehtë si gjithë shqiptarët, por ia arrita të realizoj një ëndërr që të zhvilloj një ndeshje në një stadium plot me shqiptarë. Nuk jam Supermeni, edhe unë jam njeri me shpirt dhe gjak.

Sa të boksoj do të jap shpirtin dhe nuk dorëzohem kurrë, derisa të bie në ring pa ndjenja. Nuk dorëzohem asnjëherë. Faleminderit për gjithçka. Sot kam shënuar golin më të bukur në karrierë në “Air Albania”, ka thënë për Oversport kampioni Florian Marku. /Oversport/