Te gjithe prisnin kohet e fundit qe kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta do te merrte nje ftese nga trajneri i kombetares Edi Reja, por ne fakt eshte nje tjeter lojtar i kuqebluve grumbullohet ne kombetare.

Nuk behet fjale per kombetaren shqiptare por per ate te Togos. Ka qene vete klubi shkodran qe ka publikuar sot shkresen e marre nga Federata e ketij vendi per grumbullimin e futbollistit Elom Nyavedji per tre ndeshjet miqesore qe kjo kombetare do te zhvilloje ne fillim te muajit qershor.

Ja njoftimi i klubit Vllaznia per ftesen e lojtarit te saj:

FUTBOLLISTI NYAVEDJI MERR FTESË NGA KOMBËTARJA E TOGOS

Ditën e sotme në klubin e Futbollit Vllaznia ka ardhur ftesa zyrtare e Federatës së Futbollit të Togos për grumbullimin e futbollistit tonë Elom Nyavedji në kombëtaren e këtij vendi për një grumbullim që ajo do të zhvillojë në Turqi në datat 29 maj- 10 qershor.

Gjatë këtyre ditëve kombëtarja e Togos do të zhvillojë ndeshje miqësore më datat 2, 5 dhe 8 qershor pikërisht ndaj Nigerisë, Guinesë dhe Gambias.

KF Vllaznia ndjehet mirë që lojtari i saj Nyavedji grumbullohet në kombëtare por ndërkohë i ka bërë të ditur Federatës së Togos se ai do të jetë i detyruar të qëndrojë me ekipin tonë deri më 30 maj, sepse atë ditë do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë dhe menjëherë më pas mund të udhëtojë drejt Turqisë për t’u bashkuar me kombëtaren e vendit të tij”.