Paraditen e sotme ka ndodhur e papritura. Vllaznia U19 qe konsiderohej pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion kete sezon, ne menyre te papritur eshte eliminuar qe ne çerekfinale te kampionatit.

Ka ndodhur keshtu pikerisht ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin “Internacional” ne Peze- Helmes kur eshte mundur me rezultatin 1-2 nga Akademia e Futbollit.

Vllaznia zhvilloi një ndeshje mjaft të luftuar, duke shenuar fillimisht me Filipin që në minutën e tetë të takimit dhe ky gol i shpejte krijoi bindjen se ajo do ta fitonte lehte ndeshjen.

Pjesa e parë mbyllet në favor të Vllaznisë. Fraksioni i dytë i lojës nis vrullshëm, me ekipin e Akademisë së Futbollit që krijon disa raste dhe arrin të gjejë golin e barazimit në minutën e 54-t të takimit, me shtatëlartin Dijar Nikqi.

Pak minuta para mbylljes së lojës, pikërisht në minutën e 78-të, Halilaj përmbys rezultatin, duke shënuar për kryeqytetasit golin e dytë të takimit dhe duke i dhënë fitoren dhe biletën për gjysmëfinale ekipit të Akademisë së Futbollit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2.