Diten e sotme ka perfunduar kursi i rradhes i video-analistit. Federata Shqiptare e Futbollit ka diplomuar edhe pjesmarresit ne kete kurs mes te cileve kane qene edhe tre shkodrane.

Behet fjale per dy emra te njohur, ish- futbollistin e Vllaznise Ergi Borshi dhe trajnerin e moshave te shoqates Shpresa, Ardit Mani.

I treti nderkohe eshte Samel Zyberi i cili eshte marre me futboll ne moshe te re, nderkohe qe pasion per kete sport vazhdon te jete i madh tek ai dhe jo me kot nuk deshiron te shkeputet, por tashme eshte i diplomuar ne rolin e video- analistit.

Ky eshte profesioni me i ri qe po merr gjithnje e me shume hapesire ne futbollin e sotem modern dhe tashme te diplomuar kemi edhe tre shkodrane te tjere.

Borshi, Mani dhe Zyberi prej dites se sotme do te jene ne dispozicion te ekipeve te ndryshme ne Shkoder dhe jo vetem, per te vene ne zbatim dijet e perfituara nga kursi i zhvilluar prej disa ditesh nga FSHF./SHKODRA-SPORT.COM/