Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Hidhet shorti, ja kundërshtari i Vllaznisë në çerekfinalet e...

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet shorti, ja kundërshtari i Vllaznisë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Vllaznia sapo ka mesuar emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshet ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Skuadra shkodrane ne kete tur do te ndeshet me ekipin e Bylisit.

Shorti i ketij turi sapo u hodh ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit dhe Vllaznia ka qene e vendosur ne vazon 1 teksa kundershtaret e mundshme te saj do te ishin Elbasani, Teuta, Bylis e Tirana. Por goglat kane nxjerre perballe kuqebluve ekipin e Bylisit.

Ndeshja e pare do te luhet me 11 shkurt ne Ballsh ndersa ajo e kthimit me 4 mars ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres ku dhe do te vendoset se cila do te jete skuadra qe do te kaloje ne gjysmefinalen e ketij kompeticioni.

Çiftet e tjera gjysmefinaliste jane: Teuta- Egnatia, Tirana- Dinamo dhe Elbasani- Partizani.

Trajneri Edi Martini eshte shprehur ditet e fundit se objektivi i Vllaznise kete sezon jane te perqendruara ne te dy frontet e kjo do te thote se edhe ne Kupe shkodranet do te tentojnee t’i shkojne deri ne fund.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments