Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka treguar edhe njehere vlerat e tij dhe pak minuta me pare eshte shpallur Kampion Ballkani ne sallat e mbyllura.

Ne garat e kampionatit qe po zhvillohen ne Stamboll te Turqise, Smajlaj ka bere nje performance te mire dhe me kercimin e tij 7.91 metra, ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion ballkani.

Sportisti shkodran edhe tre jave me pare ne Mitingun e Vjenes beri nje paraqitje thuajse te njejte, duke kercyer 7.90 duke zene edhe atje vendin e pare, nderkohe qe sot kerceu 1 centimeter me shume dhe serish i pari.

Ai po e konfirmon edhe njehere faktin se po kalon nje moment shume te mire, nderkohe qe tashme fokusi do te jete i perqendruar tek kampionati europian i sallave te mbyllura qe do te zhvillohet me 7 mars ne Poloni dhe ku do te kete objektiv futjen ne zonen e medaljeve.

Te mos harrojme se Smajlaj vjen pas nje periudhe shkeputje 6 mujore si rrjedhoje e nje nderhyrje kirurgjikale qe pat bere, por ky rikthim duket se eshte ne nivele shume te kenaqshme e kete e tregon edhe titulli kampion Ballkani qe ka fituar sot.
Gjergj KOLA