Tomori-Egnatia ishte supersfida e ditës së sotme në Kategorinë e Parë. Takimi i luajtur në Berat u mbyll me fitoren minimale 1-0 për vendasit falë golit të shënuar nga Mikel Canka me penallti. Ajo që bie në sy në këtë takim është numri i lartë i tifozëve në tribunën kryesore.

Edhe pse të gjitha sfidat duhet të luhen pa tifozë për shkak të pandemisë së covid-19, në Berat nuk pyesin për virusin. Në foto shihet qartë që në tribunë ka një numër të lartë tifozësh, pa distanca dhe pa maska.

Krejt ndryshe ndodh ne ndeshje te tjera dhe ne Shkoder ne fakt, perfaqesuesit e Federates kane qene shume te ashper dhe rigoroz ne zbatimin e protokollit duke mos lejuar tifoze te futen ne stadium

Por kur sheh qe ne stadiume te tjere, ky rregull nuk zbatohet, te vjen keq qe kjo mundesi u privohet tifozeve shkodrane qe prej vitesh jane te etur per ta pare Vllaznine nga stadiumi, per me teper tani qe ajo ndodhet ne vend te pare.