Diten e djeshme eshte zhvilluar i pari aktivitet per çiklizmin shqiptar per vitin 2021, pikerisht trofeu i pervitshem “26 Marsi” qe zhvillohet ne qytetin e Kavajes. Sivjet ne te kane marre pjese 75 çikliste te ekipeve Vllaznia, Apollonia, Tirana, Partizani, Studenti, Skenderbeu, Elbasani, Burreli, Teuta, Flamurtari, Kosova, Maqedonia.

Ekipi i Vllaznise ashtu si ne çdo tjeter te ketyre viteve te fundit kishte pretendimet e tij per t’u shpallur fitues ne kategorite e ndryshme me sportistet e tij por kete here çiklistet shkodrane kane qene te denuar nga fati.

Ne kategorine e kadeteve, çiklisti i Vllaznise Servet Kastrati eshte shkeputur bashke ate te Tiranes Emil Prifti dhe ne mberritjen e Kavajes, e ka lene edhe ate pas dhe ne momentin kur ka ngritur duart lart per te prekur finishin i pari, i ka dale perpara nje tifoz me te cilin eshte perplasur dhe rrezuar.

Kjo i ka kushtezuar atij humbjen e vendit te pare, megjithate per çiklistin e Vllaznise Servet Kastrati ka shkuar vendi i dyte por padyshim qe ne garat e ardhshme ky sportist do te arrije t’i tregoje vlerat e tij serish sepse eshte kampion ne fuqi i Shqiperise per kete grupmoshe.

Por fati i keq i ketij sportisti ka kapur edhe çiklist tjeter te ri te Vllaznise qe eshte rrezuar gjate gares nderkohe qe per ta mbyllur “syrin e keq” qe pushtoi ata ne kete gare, ka qene edhe rrezimi i çiklistit tjeter, Bruno Koles.

Pikerisht edhe ai ne mberritje, kur ishte bere gati per finishin ku shpresonte ta prekte i pari vijen e mberritjes dhe te shpallej fitues i gares, ka ndodhur nje incident dhe ai eshte rrezuar duke u demtuar jo pak. Organizimet e gares e kane derguar menjehere ne Spitalin Rajonal te Durresit per t’i bere ekzaminimet e duhura dhe per fat te mire, nuk ka patur demtime te renda.

Nderkohe, ne garen e junioreve, çiklisti tjeter i Vllaznise Mateo Balaj per te qindtat e sekondes ka humbur vendin e pare ne kete gare dhe eshte ngjitur ne podium si fitues i vendit te dyte.

Ne kete menyre, trofeu “26 Marsi” eshte mbyllur me dy vende te dyta dhe tre rrezime per çiklistet e Vllaznise te cilet kane qene pergjithesisht te pafat ne kete gare te pare te ketij viti por me siguri qe ne garat e ardhshme do te kene mundesi t’i tregojne serish vlerat e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/