Vllaznia e volejbollit te meshkujve e ka nisur mbare kampionatin duke i fituar te dy ndeshjet e para te tij, fillimisht 3-1 ne Korçe ndaj Skenderbeut dhe mbreme 3-0 ndaj Studentit ne Shkoder.

Nje start i tille i ka bere me krahe drejtuesit e kesaj skuadre, megjithate presidenti i shoqates se volejbollit te meshkujve te Vllaznise Aleksander Leqejza eshte i mendimit se planet duhen bere nje e nga nje, ndonese nuk e perjashton mundesine qe shume shpejt ne Shkoder te vije edhe ndonje volejbollist i huaj si perforcim.

“Duhet të menaxhojmë aftësitë dhe burimet tona në sherbimit të ekipit. Fakti që nuk kam dalë në intervista lidhet pikërisht me këtë arsye. Kemi punuar në vazhdimësi, pa zhurmë. Jemi munduar të ndërtojmë një bazë, e cila mendoj se sivjet do të jetë më e dukshme.

Duke pasur parasysh se i kemi vënë vetës një objektiv, të bëjmë një hap më të madh se ai i vjetshmi, them se cdo gjë është ne fuksion të kësaj. Mendoj se skuadra ka nevojë edhe për me shumë frymë, atë të te rinjve. Baza e ekipit tonë është e mbështetur te lojtarë me eksperiencë, por të vjetër në moshë.

Duhet të fillojmë ta spostojmë ngarkesën te lojtarët e ri. Dëshiroj që t’i bëj punët pa zhurmë, por të jenë në funksion të qëllimit që kemi. Termi “Vllaznia Kampion” lidhet me një seri gjërash, duke filluar nga mundësitë reale për ta arritur këtë, numri i lojtarëve në dispozicion, kushtet që janë një faktor shumë i rëndësishëm e duke me mbaruar me mbështetjen financiare.

Në ditët e ardhshme mund të kemi edhe ndonjë përforcim, por e përsëris se nuk duhet të ngutemi per te shkuar aty ku deshirojme te gjithe por t’i hedhim hapat nje e nga nje”- eshte shprehur presidenti Leqejza ne prononcimin e tij per mediat./SHKODRA-SPORT.COM/