Pak kohe me pare u nda nga jeta ish- drejtuesi i klubit Vllaznia Valter Kalaja, ndersa ditet e fundit sporti shkodran ka humbur nje tjeter kuader te tij, Angjelin Deden (Pjetri). Ai eshte ndare nga jeta ne moshen 82 vjeçare duke lene nje hidherim te madh tek te afermit e tij. Por kuptohet qe edhe per sportin ne teresi eshte nje humbje e madhe sepse kuadro te tille te devotshem, veshtire te gjesh me.

Angjelini kishte lindur ne Shkoder me 24 janar 1939 dhe ne rinine e tij perpos teatrit, ka shume pasion edhe sportin, me te cilin ne fakt do te merrej per mbi dy dekada, perpos profesionit te tij si mesues.

Në vitin 1970 nis studimet në Akademinë e Sporteve dhe pas përfundimit të saj, e afroi pranë vetes një emër i njohur si Rexhep Rama. Dy vite më pas, ky i fundit doli në pension dhe vendin e tij do ta zinte Angjelin ne organizimin e aktiviteteve.

Per gati 20 vjet me rradhë ka drejtuar të gjithë aktivitetet sportive që zhvilloheshin në vendin tonë me grumbullime, e këtu bëhet fjalë për Spartakiadat, Festivalet Sportive, Olimpiadat etj.

E ka mbyllur në vitin 1988 me Spartakiadën e Universiteteve dhe më pas e caktuan inspektor në Klubin Vllaznia dhe aty do të punonte deri në vitin 1994. Mbulonte lojërat me dorë. Pikërisht më 24 janar të këtij viti, ai do të kërkonte të dilte në pension.

Para viteve ’90 nderkohe perpos te tjerave ka bere edhe detyren e arbitrit te volejbollit dhe basketbollit, duke qene shume korrekt ne vendimet e tij.

Ketu mbyllet historia e tij me sportin, megjithate ai do te vazhdonte te ishte i lidhur ngushte me te. Para pak vitesh, ai ka ndihmuar se tepermi nje tjeter veteran te sportit, Dashamir Sherjen ne shkrimin e librit “Enciklopedia e sportit shkodran”.
Gjergj KOLA