Një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni do luhet ditën e sotme, ku përballë do jenë Egnatia dhe Vllaznia. Të dy skuadrat luajnë takimin e kthimit për gjysmëfinalen e kupës. Ku ndeshja e parë përfundoi në shifrat 1-1 në “Loro Boriçi”. Duke lënë gjithçka të hapur për këtë duel që luhet sot në Rrogozhinë duke nisur nga ora 14:00.

Por nderkohe edhe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit e ka vleresuar ne maksimum kete takim duke ia besuar drejtimin e tij nje prej arbitrave me te mire ne vend.

Gazeta “Shkodra Sport” nderkohe ne menyre ekskluzive meson se arbiter i kesaj ndeshje do te jete elbasanasi Enea Jorgji. Asistente te tij do te jene tiranasi Rejdi Avdo dhe elbasanasi tjeter Enea Gjoni ndersa arbiter i katert per kete ndeshje eshte caktuar lushnjari Laver Alla.

Ne sistemin VAR nderkohe do te kete arbitri nga Patosi Olsion Yzeiraj ndersa ne AVAR arbitrja e FIFA- Emanuela Rrusta. Kjo do te jete trupa gjykuese e kesaj ndeshje shume te rendesishme qe do te percaktoje edhe skuadren e pare finaliste te Kupes per kete sezon.

Sakaq vezhgues i arbitrave do te jete durrsaku Servet Bogdani ndersa delegat i Federates per kete takim eshte caktuar Alban Tafaj.
Fatos LAMAJ