19 vjeçari me origjine nga Vermoshi Mario Mitaj ka bere nje levizje “bombe”. Ai ka lene AEK-un e Athines me te cilin luan prej vitesh dhe do t’i bashkohet Lokomotives se Moskës. Kjo e fundit mesohet se do t’i paguaje nje shume te madhe grekeve per te marre kartonin e tij, shume qe shkon ne 3 milione euro.
Por jo vetem kaq. Bashke edhe me kontraten e lojtarit dhe pagesa te tjera, mesohet se shuma qe klubi rus do te paguaje per Mitajn eshte rreth 4.5 milione euro. Nje shifer e madhe, por duket se Lokomotiva e Moskes eshte “fiksuar” pas ketij lojtari dhe e ka kerkuar me çdo kusht ne rradhet e saj sepse e konsideron nje “diamant” nga i cili mund te perfitoje shuma me te medha.
“Shkodra Sport” nderkohe meson se kjo transferte eshte realizuar nga menaxheri italian Silvio Pagliari ne bashkepunim me shkodranin Benardin Kulla. Eshte ky i fundit i cili e ndjek prej kohesh Marion Mitajn, pikerisht qe ne moshen 16 vjeçare dhe si rrjedhoje, interesimi per te ka qene i madh nga ekipe te ndryshme.
Benardin Kulla siç dihet eshte presidenti i “Djelmnia shkodrane” dhe ka njohje te thella me klubet italiane kryesisht por edhe te tjere, me menaxhere e kompani te ndryshme dhe kjo i ka bere te mundur atij qe t’ia propozuar nje agjensie italiane me te cilin bashkepunon kete lojtar dhe ata kane arritur te bindin Lokomotiven e Moskes per ta marre kete lojtar dhe ne fund transferta eshte realizuar, madje per te jane shpenzuar shuma te konsiderueshme.
Mbrojtesi i majte nga viti 2020 ka qenë pjesë e ekipit të parë të AEK, teksa është produkt i skuadrës greke. I lindur në Athinë, Mitaj ka luajtur me U-16 e Greqisë për të kaluar më pas te moshat e Shqipërisë dhe deri te ekipi A me trajner Edy Rejan, ku ka luajtur një takim teksa ka debutuar me te ne moshen 17 vjeç e 237 dite pikerisht ne ndeshjen ndaj San Marinos (2-0) me 31 mars 2021.
Pikerisht keto te dhena dhe talenti i tij i kane bindur te gjithe dhe jo me kot shkodrani Benardin Kulla ka insistuar tek kompanite e menaxhimit per ta transferuar ne nje kampionat tjeter dhe padyshim qe tashme te gjithe duken te lumtur me kete levizje te bere.
Gjergj KOLA