Vllaznia nuk e ka zgjidhur akoma çështjen e mesfushorit Esat Mala, edhe pse futbollisti kosovar është prezantuar zyrtarisht nga klubi shkodran dhe ka një javë që po stërvitet me ekipin.

“Shkodra Sport” ka mësuar se turqit e Giresunsporit nuk e kanë lëshuar akoma kartonin për t’i hapur rrugën e federimit të futbollistit kosovar te Vllaznia. Në këto kushte, deri kur Mala të gjejë konsensusin e plotë me turqit, e ka të pamundur të aktivizohet me fanellën kuqeblu.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar në konferencën e sotme për shtyp edhe trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, teksa tha se dokumentacioni i Esat Malës nuk është akoma gati.

Megjithatë, burime të “Shkodra Sport” pranë klubit të Vllaznisë bëjnë me dije se, po punohet për zgjidhjen e kësaj problematike dhe është vetëm çështja orësh sqarimi i situatës së Esat Malës, teksa më pas do të hapet edhe drita jeshile për federimin. Per neser lojtari nuk do te jete i gatshem por mendohet qe çdo gje te zgjidhet ne fillimin e javes tjeter.
Maringlen ZHIVANI