Klubi i Erzenit vazhdon lëvizjet në merkato, teksa ka arritur të sigurojë një futbollist i cili pritet të rritë cilësinë në mesfushën e skuadrës shijakase. “Panorama Sport” ka mësuar se trajneri Kapllani do të ketë në dispozicion edhe mesfushorin slloven Marko Krviçiç në këtë sezon.

Krviçiç ka qenë një nga talentet premtuese të futbollit slloven, duke siguruar edhe një kontratë me klubin e Bolonjës në vitin 2015, por ai nuk ia doli të jepte kontributin e tij në radhët e klubit italian, duke kaluar në huazim në radhët e Koper në vendlindje. Eksperiencat e tij në karrierën si profesionist janë te Koper, NK Dekani dhe Tabor Sezhana.

Mesfushori pritet të mbërrijë gjatë ditës së shtunë në Shqipëri, për të firmosur me shijakasit dhe për t’u vënë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e parë në kampionat.

Megjithate duket e veshtire qe ai te jete i gatshem per sfiden ndaj Vllaznise, pasi duhet mbyllur çeshtja e transferimit te tij dhe mbase javen e ardhshme do te jete ne dispozicion te trajnerit Kapllani.