Ballkani ka gjetur akordin dhe pritet të zyrtarizojë Sidrit Gurin. FrontOnline në Kosovë bën me dije se 28 vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me kampionët e Kosovës, që drejtohen nga Ilir Daja.
Sulmuesi pak ditë më parë la Shkëndijën dhe është lojtar i lirë në treg, me Partizanin dhe Vllazninë që drejtuan ofertat zyrtare për të. Kjo e fundit ka tentuar fort per ta bindur qe te behej pjese e saj, por nuk ka ndodhur keshtu.
Duket se Guri është bindur nga Ballkani dhe Daja, me suharekasit që janë një hap larg grupeve në Conference League, pas fitores 1-2 dje ndaj Shkupit në ndeshjen e parë play-off. Guri ka luajtur 2 ndeshje me Kombëtaren shqiptare.
Ai e ka shprehur herepashere se per momentin nuk deshiron qe te kthehet ne Shqiperi dhe per kete arsye, ekipi qe eshte shume prane kalimit ne grupet e “Conference League” duket shume prane edhe marrjes se sherbimeve te sulmuesit shkodran.