Kukësi e nisi sezonin e ri më një barazim 1-1 përballë Tiranës ku në përfundim të sfidës u ndal të fliste dhe trajneri i vendasve, Skënder Gega. 58-vjeçari i intervistuar nga “Over Sport” u ndal të fliste lidhur me sfidën por dhe pritshmëritë e Kukësit për sezonin e ri ku theksoi ambiciet për titullin.

Ndeshja?

“Mendoj se e filluam mirë, ekipi jonë është i ri ishte ndeshja e parë dhe nuk ishim të plotë, kam besim të plotë që gjerat do të shkojnë më mirë. Kemi vetëm pak stërvitje së bashku, por ky nuk është justifikim prisja më shumë nga ekipi. Kemi punuar fort dhe në fazën përgatitore, pash shenja lodhje ndoshta dhe kartoni i kuq ndikoi, e ndëshkoi ekipin, por nuk u dorëzuam.

Merkatoja?

Unë mendoj se këta që luajtën duhen të përmirësohen, duke analizuar me qetësi kemi besim se do të përmirësohemi. Deri në fund të merkatos do të shikojmë për diçka shtesë ku mund të përmirësohemi, por dhe për ata që kanë ardhur nuk ka munguar besimi dhe suporti nga grupi. Është koha për të lëvizur për më lartë.

Kartoni i kuq?

Patjetër, aksionin nuk e pashë, pashë vetëm pjesën e parë kur mori një të shtyrë, por nga ato që më thanë djemtë dhe reagimi i tij mendoj se ishte i drejtë. Ai do të mësojë, ishte një dënim për ne, kemi dhe ne rregullat tona, megjithatë ai është i ri luftoi dhe jam i lumtur për këtë gjë. Ai këmbënguli për atë që donte, por këtë herë nuk ishte e nevojshme. Janë të rinj dhe këto janë gabime nga të cilat do të mësojnë.

Gjendja e grupit?

Thash që nuk jam i kënaqur nga një pjesë e madhe sepse kur ke pritshmëri të madha këto ndodhin. Unë e analizoj gjithçka deri përpara kartonit sepse ai krijoj superioritet në numër të Tirana dhe u pa lodhja e skuadrës. Janë disa element që janë stërvitur me mirë, por nuk po përmend emra, por dhe presioni ishte tek disa që janë lider sepse presioni është i madh. Rasti i Dacit e tregon, ishte hera e parë dhe për të dhe do të ketë përmirësim. Kemi dhe Giasin i cili është një lojtar me shumë kualitet. Mendoj se ne këtë ndeshje ka nota pozitive dhe pika e marrë dhe vështirësitë do të na ndihmojnë të përmirësohemi.

Çfarë mungoi sot?

Duhej që loja në të dy pjesët të ishte e një trajtshme pasi kur mban një ritëm të njëjtë ke më shumë mundësi. Problemet filluan që nga mbrojtja si në rastin e qendërmbrojtësve që disa topa na vendosën në vështirës. Por në fund i gëzohemi sinjaleve pozitiv që morëm edhe në pjesën e dytë. Një ekip i mirë që ka besim i bën të dyja pjesët. Jam shumë besimplotë që skuadra do të përmirësohet dhe Kukësi do të bëjë futbollin më të mirë të mundshëm