Gazetarët sportivë të Shkodrës në kuadër të punës së tyre për nderimin e figurave të shquara të sportit të këtij qyteti, do të organizojnë nesër një aktivitet shumë të bukur në nderim të Xhelal Jukës. Do bëhet kupa me emrin e tij, pikërisht me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta e kësaj figure të shquar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Në këtë aktivitet, do ketë një ndeshje futbolli në mes gazetarëve shkodranë dhe atyre të Televizionit Publik Shqiptar që do vijnë enkas nga Tirana për të nderuar Xhelal Jukën. Ndeshja do të zhvillohet në kompleksin sportiv “Memçaj” në orën 11.00.

Kanë konfirmuar pjesmarrjen në këtë aktivitet edhe familjarë të mjeshtrit për të cilin zhvillohet kjo kupë, drejtues të Bashkisë Shkodër, presidenti i Vllaznisë Agron Çela dhe drejtues të tjerë të këtij klubi si dhe veteranë të futbollit shkodran. Përveç dhënies së kupës dhe të dhuratave të tjera për familjen Juka, sigurisht që të ftuarit do vlerësojnë edhe figurën e sportistit dhe trajnerit të madh. Gazetarët sportivë shkodranë kësisoj edhe njëherë tjetër tregojnë se janë të vetmit që po mundohen të mbajnë gjallë nderimin e këtyre figurave sportive duke organizuar të tilla aktivitete shumë domethënëse.
www.shkodrasport.com