Numri i sportisteve shkodrane dhe shqiptare qe po rriten tashme jashte Shqiperise, po shtohet çdo dite e me shume. Jemi mesuar ndoshta te flasim me teper per futbollistet, por ka edhe sportiste te tjere qe po shkelqejne dhe nderojne veten, por edhe kombin e tyre.

Njera prej tyre eshte volejbollistja Angela Çoba. 14 vjeçarja shkodrane se fundi eshte grumbulluar ne kombetaren e Italise se grupmoshes U15 ne stazhin treditor qe ajo po zhvillon aktualisht dhe nder 18 vajzat e grumbulluara eshte edhe ajo.

Angela është e bija e një emri shumë të madh në volejbollin shkodran dhe atë Shqiptar, Gjon Çobës. Volejbollisti i shekullit i SK Vllaznia siç dihet prej vitesh jeton në Itali, ku per shume vite ka bere edhe detyren e trajnerit duke qene madje trajneri me i suksesshem ne historine e volejbollit shqiptar sepse duke drejtuar Modenen, ka arritur te fitoje edhe Champions League te Europes.

Dhe tashme rrugen e tij te sukseseve duket se do ta ndjeke edhe Angela. Nisja e karrieres se saj eshte shume e mire. Duke luajtur ne rolin e pasueses me ekipin e saj ASD Visette Voley, ajo ka rene ne sy edhe te stafit te ekipit kombetare qe e ka thirrur ne grumbullimin e rradhes.

Angela Çoba duket nje element shume i mire dhe i perspektives dhe fakti qe kombetarja italiane ka hedhur syte drejt saj, do te thote se ka verejtur shume gjera te mira tek ajo.
Gjergj KOLA