Sot ne ora 13:30 ne stadiumin e Rrogozhines do te luhet ndeshja e pare e turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise ne mes Erzenit dhe Vllaznise.
Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor per kete ndeshje eshte caktuar Erjon Bastari i kolegjiumit te Tiranes. Nderkohe asistente te tij do te jene Rejdi Zaimi dhe Rexhep Muzhaqi.
Arbiter i katert do te jete durrsaku Andi Koçi ndersa ne sistemin VAR do te jete Silvio Durmishi dhe ne AVAR Juxhin Xhaja. Vezhgues i arbitrave do te jete Plarent Kotherja dhe delegat Marius Sulejmani.
Vllaznia do te kerkoje sot rezultatin e 11-te pozitiv rradhazi dhe njekohesisht do te kerkoje te hedhe nje hap te sigurte per kualifikimin ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.