Ndeshja Skenderbeu- Vllaznia qe do te startoje sot ne ora 17:00 ne stadiumin e Korçes, do te hape javen e nente te “Abissnet Superiore”. Nje sfide interesante qe padyshim pritet te dhuroje shume emocione tek te pranishmit qe do te jene ne stadium.

Nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” meson se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje arbitrit te kolegjiumit te Tiranes Erjon Bastari.

Asistente te tij do te jene Xhuljo Mani dhe Gerald Cenolli, ndersa arbiter i katert do te jete Erjon Bylykbashi. Ne sistemin VAR do te jete Ardian Beqiraj po i kolegjiumit te Tiranes ndersa ne AVAR do te jete elbasanasi Emigers Ganxhi.

Vezhgues i arbitrave eshte caktuar tiranasi Ervis Peza, ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit ne ndeshjen qe do te luhet ne Korçe do te jete Petrit Brahja.

Vllaznia sigurisht qe pret drejtesi nga arbitrat sepse ne ndeshjen e kaluar ne Kukes ndaj Tiranes pati shume verejtje ndaj menyres si drejtoi Enea Jorgji dhe trupa e tij./SHKODRA-SPORT.COM/