Barcelona është duke tentuar t’i prishë punë Manchester United për talentin spanjoll Dani Olmo. I dalë nga akademia e blaugranave, 21 vjeçari aktivizohet në radhët e Dinamo Zagreb ku ka treguar një potencial të lartë në fazën e sulmit.

I shumëkërkuar në këtë merkato, Olmo e sheh veten në radarët e Manchester United, që e shohin si pikë kyçe për sulmin.

I dalë nga akademia e Barcelonës, klubi i trajnerit Valverde kërkon të prishë punë duke e dashur me çdo kusht në ekip spanjollin.

Sipas Mund Deportivo, plot 45 milion euro parashikon Barça për të bindur drejtuesit e D. Zagreb që ta lënë të lirë lojtarin në verë. 21 vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje këtë sezon, duke shënuar tetë gola./newsport/