Ka mbyllur një vit shumë të suksesshëm në karrierën sportive të saj duke fituar titullin e rradhës kampion dhe po ashtu edhe Kupën e Shqipërisë, për të mbërritur tek “qershia mbi tortë”, kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës.

Por edhe viti 2020 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për portieren e Vllaznisë Ardiola Raxhimi. Ajo ka kurorëzuar ditën e sotme fejesën e saj.

Gazeta “Shkodra Sport” e uron atë dhe padyshim që kjo e sotmja ka qenë “pritja” e saj e jetës.

Raxhimi ka disa sezone që i është bashkuar ekipit të Vllaznisë duke treguar aftësitë e saj në portë dhe duke dhënë kontribut në fitimin e disa trofeve.
© shkodrasport.com