Boksieri shqiptar Florian Marku ka nënshkruar një kontratë me televizionin anglez Sky Sports dhe brenda vitit janë të planifikuara dy ndeshje të tij në Angli.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Florian Marku të cilit dy javë më parë iu dha medalje nga Kryeministri Edi Rama, tregoi gjithashtu se synon që të zhvillojë ndeshje boksi edhe në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Boksieri Florian Marku tregoi dhe vështirësitë në fillimet e karrierës së tij, duke nisur nga Greqia ku korri shumë sukses, një periudhë të shkurtër në Austri dhe më pas në Angli ku vijon karrierën.

Blendi Fevziu: Janë imazhet që ngritën pak ditë më parë, që bën nënkampion bote në WBC silver Florian Markun. Florian Marku mirëmbrëma mirë se keni ardhur!

Florian Marku: Mirëmbrëma, si jeni?

Blendi Fevziu: Çfarë janë këto dy gjërat? ËBC e shikoj, po tjetra?

Florian Marku: Tjetra është një titull që e kam fituar para tre ndeshjeve EBF international, e kam fituar për herë të parë kur u ndesh Joshua kundër Jusuk. Ky është titulli i parë në Boks.

Blendi Fevziu: Pak a shumë kjo është medalja jote e kampionit aopo jo?

Florian Marku: Po.

Blendi Fevziu: Ehe aty janë të gjithë flamujt e botës, ka vendet të cilat marrin pjesë në ËBC?

Florian Marku: Po, nuk është akoma flamuri Shqiptar, por unë do e vendos aty.

Blendi Fevziu: Do vendoset edhe flamuri Shqiptar aty?

Florian Marku: Patjetër.

Blendi Fevziu: Në fakt si ke ardhur deri në këtë nivel. Cila është jeta jote/? Ju dëgjova pak ditë më parë, kur fole tepër vështirësitë për jetën, për raportet me nënën, për mënyrën si e keni çarë jetën. Sot pjesa më e madhe e të rinjve mendojnë se suksesi arrihet shpejtë, me pak foto në ‘Instagram’, pa shumë punë. A mund të shpjegosh cila ka qenë jeta jote? Në çfarë moshe je larguar nga Shqipëria?

Florian Marku: Unë kam lindur në Lushnje, 7-vjeç në mos gabohem kemi ikur për Selanik. Aty kam vazhduar pak futbollin.

Blendi Fevziu: Pse linde në Lushnjë? Me këtë mbiemër pak e çuditshme më duket.

Po gjyshin e babit e kemi me prejardhje nga Kosova, nga Gjakova, nga Kosova dhe kanë ardhur herët fare domethënë dhe babi im ka lindur në Shqipëri. Kemi shkuar në Lushnje aty ku është martuar babi. Nënën e kam nga Lushnja.

Blendi Fevziu: Në moshën 7-vjeçare u nise nga Lushnja në Selanik , me gjithë familjen?

Florian Marku: Po.

Blendi Fevziu: Sa kohë jetove në Greqi?

Florian Marku: Afërsisht deri në moshën 19-vjeç.

Blendi Fevziu: Pra 12 vjet jetove në Greqi. Me se u more në Greqi?

Florian Marku: U mora pak me futboll, por isha vetëm për veten

Blendi Fevziu: Nuk luaje dot në ekip?

Florian Marku: Jo, nuk luaja dot në ekip. Theva këmbën dhe e lashë futbollin. Ju futa rastësisht kickbox-it. S’kam pasur letra në atë kohë. U shpalla shumë herë kampion në kickboxs, kam pasur 110 ndeshje në kickbooks, kam pasur vetëm tre humbje.

Blendi Fevziu: 110 ndeshje në Greqi?

Florian Marku: Në Greqi dhe jashtë Greqisë. U shpalla shumë herët kampion. Çdo gjë vajti me sukses, pastaj u ktheva në Kafaz, në EMM. EMM ka qenë pak ndryshe, u bë shumë e famshme edhe për publikun.

Blendi Fevziu: Ndërkohë ti garoje i vetëm, pa përfaqësi, apo me flamur grek?

Florian Marku: Jo kurrë nuk e kam përfaqësuar flamurin grek. Gjithmonë kam përfaqësuar flamurin shqiptar kudo që jam ndeshur edhe pse kam pasur probleme në fillim.

Blendi Fevziu: Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Florian Marku: Plane të ardhshme, kam firmosur një kontratë të madhe me Sky Sport, Sky është një nag televizionet më të mëdha. I kam dhe dy ndeshje brenda vitit.

Blendi Fevziu: Ku i ke ndeshjet?

Florian Marku: Në Angli.

Blendi Fevziu: Të dyja në Angli?

Florian Marku: Të dyja në Angli, në Londër. Kemi diskutime për në New York, për në Las Vegas

Blendi Fevziu: Që është një ëndërr?

Florian Marku: Që është një ëndërr për çdo boksier besoj.

Blendi Fevziu: Kur i ke ndeshjet në Londër, apo si ke përcaktuar?

Florian Marku: Në Uçu nëse e keni dëgjuar.

Blendi Fevziu: Ke dy ndeshje në Londër, por përpiqesh të shkosh në Las Vegas si ndihesh me karrierën tënde?

Florian Marku: Jam i lumtur, kurrë nuk e kisha imagjinuar, se nga vi unë, kam pasur shumë probleme në jetën time.

Blendi Fevziu: Zakonisht njerëzit që çajnë më shumë në jetë, janë njerëzit që kanë vuajtur në fillimet e tyre, sepse edhe sakrifica e tyre dhe përpjekja ëhstë më e madhe se ata që i kanë gjërat e siguruara.

Florian Marku: Shumë e vërtetë, njerëzit mendojnë se është fat. Unë ua garantoj se nuk asgjë nuk është fat. Do shumë punë e përkushtim. S’kam gjetur asgjë gati.

Blendi Fevziu: Sa orë në ditë stërvitesh?

Florian Marku: Gjashtë orë në ditë.

Blendi Fevziu: Gjashtë orë në ditë?!

Florian Marku: Po, nuk bëj gjë tjetër.

Blendi Fevziu: Dhe nuk ushqehesh ashtu si duhet?

Florian Marku: Ushqehem si duhet, por jo si dua.