Presidenti i Partizanit Gazmend Demi tha në një lidhje telefonike për emisionin “Skaner” në MCN Tv se rihapja e basteve sportive nuk duhet parë si një çudi e madhe, pasi sipas tij ato nuk janë ndërprerë asnjëherë në Shqipëri.

Demi theksoi se është me rëndësi që nëse rihapen bastet t’i shërbejnë sportit dhe pikat e basteve të jenë brenda rregullave, ku të respektohet distanca fizike.

Kryeministri ka këshilltarë dhe ka sjellë një model atje. Mua më vjen keq me ata që janë në studio dhe nuk e dinë se çfarë flasin! Unë jam një binzesmen që kam pasur edhe kompani bastesh, para se të futem te futbolli. Të gjithë flasin sikur po ndodh ndonjë çudi e madhe. A po flasim për tregun shqiptar apo ndërkombëtar?! Nuk ka shqiptar të vërë me dokument baste.

Të gjithë kanë linjat e veta. Asnjëri nga ata aty nuk e di që bastet kanë vazhduar. Njëri është i fortë që merr lekët, tjetri s’është shumë i fortë dhe i ngelin lekët borxh. Mua më intereson pjesa e sportit. Bastet kanë qenë në Shqipëri, merrte taksa shteti aq sa merrte”.

Kjo që do bëhen bastet mos e merrni me eufori, është kot, sepse nëse hapen bastet dhe nuk ka pika brenda rregullave, një kilometër larg njëra-tjetrës…Bastet s’janë ndërprerë asnjëherë në Shqipëri. Vazhdojnë përditë, çdo moment, çdo sekondë, se çan kokën njeri se ç’a thotë qeveria. Puna është që t’i shërbejë kësaj që ne na intereson, sportit”.