Humbja e fundit e ka zemëruar shumë Christophe Galtier. PSG u mposht 1-3 nga Lorient. Sfidë të cilën e luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 20′ pas daljes me të kuq të Achraf Hakimit.

Marseille e vendit të dytë është vetëm 5 pikë larg. Ndërkohë që kanë mbetur për t’u luajtur pesë ndeshje deri në fundin e kampionatit francez.

“Sigurisht që do të na duhet të analizojmë arsyet e këtij gabimi. Pyetja e vërtetë që duhet t’i bëjmë vetes është: çfarë duam të bëjmë me avantazhin e pikëve që kemi ndaj atyre që na ndjekin?

A duam të hedhim në kosh gjithçka të mirë që kemi bërë deri tani? Mendoni se jemi kampionë, por nëse nuk bëhemi kampionë, sa keq? Jo…

Ne kemi një titull për të ndjekur dhe boll më me merkato! Mos vazhdoni të flisni për të ardhmen e këtij apo atij lojtari“, u shpreh trajneri i PSG-së.