Pëllumb Pipero është një nga doktorët më në zë për momentin në Shqipëri përsa i përketë Covid-19. Në një intervistë për “Fan Zone”, Pipero u shpreh se tani është ulur ndjeshëm transmetushmëria e virusit në vendin tonë. Përsa i përketë futbollit ai theksoi se koha e transmetimit të sëmundjes në fushë është shumë e vogël pasi është për pak sekonda.

Është normale të përqafosh lojtarët? “Është pjesë e emocioneve, por unë nuk do e këshilloja edhe pse nuk është rrezikshme”.

Të qendrosh me maska në stol? “Personalisht nuk I kam këshilluar maskat në ambiente të hapura dhe nuk e kishilloj as të mbahen kur je ulur në stol. Në këtë kohë e rëndësishme është koha e ekpsozimit nga njëri-tjetri. Në këtë periudhë është ulur transmetushmëria ndjeshëm dhe në fushë ka ekspozimin për pak sekonda”.

Me cilin ekip bën tifoz? “Jam shumë fans I futbollit dhe këtu në Shqipëri kam ndjekur Partizanin, ndërsa në Itali jam tifoz I Milanit dhe me kombëtaren bëj tifo me Hollandën. Më ka lënë mbresa Van Basten, Gullit dhe I kam akoma para syve.

Unë mendoj se masat e marra kanë qenë të nevojshme dhe nuk duhet të pendohemi, por të refletojmë. Ky virus nuk ka bërë përjashtime dhe ne nuk kemi ende një vaksinë. Pasioni për futbollin është më i rëndësishëm dhe për virusin do të gjejmë një zgjidhje. Besoj se në fund të muaj do të luhet pasi nuk ka arsye tjetër për ta ndaluar”./newsport/