Florian Marku është një nga boksier e sukseshëm shqiptar. Në një lidhje me “Fan Zone”, Marku shprehet se ka pasur të gjitha simptomat e Covid-19 dhe beson se ky virus është I vërtetë. Gjithashtu ai zbulon se në muajit në vazhdim do të stërvitet me Mc Gregor.

“Kam bërë një operacion dhe kjo koha më ka bërë mirë që të rikuporohem sa më shpejt. Në korrik do të vazhdohet normalitet këtu në Angli dhe çdo javë ndryshon gjithçka këtu.

Presim që në korrik të jetë ndeshja e radhës edhe pse nuk është shumë e sigurt. Jam shumë i përgatitur edhe nëse bëhet muajin e ardhshëm.

Kam një vit e gjysmë që jam rikthyer në boksin profesional. Kam 5 muaj që nuk shkoj në shtëpinë time e shpresoj të mbaroj ky virus që të kthehem sa më shpejt pranë familjes time.

Kam qenë sëmurë për 14 ditë dhe kam pasur temperature dhe pas dy javë më kaloi gjithçka. Besoj se ka pasur virus dhe kjo ekziston. Për mua ishte e vështirë që jam sportis dhe jo për të moshuarit që është akoma më e vështirë. Grupi që ruan Mc Cregor janë shqiptar dhe kur të hapen rrugët do të stërvitem me atë”./newsport/