Ekipi i Gjakovës, KF Vëllaznimi, do të ketë një stadium të ri modern. Ky stadium i ri, do të financohet nga Ministria e Sporteve në Kosovë.

Klubi që militon në Kategorinë e Dytë të futbollit kosovar, e ka konfirmuar këtë lajm në faqet zyrtare.

“Nesër, më datë 21 Maj 2020, (e Enjte), Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi solemnisht i nisin punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.

Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Një projekt që e kemi pritur gjatë dhe që më në fund po bëhet realitet! Urime të gjithëve!”, u shkrua në njoftimin e klubit./abcnews/