Shqipëria e 17-vjeçarëve e drejtuar nga Elvin Beqiri është grumbulluar në qytetin e Shkodrës dhe trajneri i kuqezinjve të vegjël është optimist në lidhje me lojtarët që ka thirrur në këtë “zbor”, por edhe për vazhdimësinë.

Ekipi kombëtar U-17 në qytetin e Shkodrës do të kryej përgatitjet për dy ndeshjet miqësore, që do të zhvillojmë ndaj Malit të Zi. Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” më datë 13 tetor, në orën 14:00 dhe përballja e dytë në Malin e Zi më datë 16 tetor. Për këto sfida, trajneri Beqiri ka grumbulluar 24 futbollistë të datëlindjes 2003/2004.

Këto përballje miqësore do të ndihmojnë trajnerin Beqiri të përzgjedhë futbollistët më të mirë për eliminatoret zyrtare të U-17 në muajin nëntor. Sipas Beqirit: “Ne shpresojmë që grupi të shfaqi vlera në këto dy ndeshje, për t’i parë dhe pastaj për të zgjedhur grupin e duhur dhe bazë për grumbullimin e ardhshëm dhe atë më kryesorin.

Kemi zhvilluar aktivitete miqësore apo dhe turne gjatë gjithë vitit e natyrisht që na kanë vlejtur që ta shohim elementin disa herë. Jemi munduar që të gjejmë lojtarët më të mirë që do të na vlejnë sidomos për ndeshjet zyrtare”,0tha shkodran i i pankinës kuqezi.

Beqiri, më tej flet edhe për ndeshjet kualifikuese në grup që do të luajë në muajin nëntor me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Sipas tij, ekipi më i mirë është: “Portugalia është ekipi më i mirë, unë i njoh dhe i kam studiuar kundërshtarët. Shpresoj shumë që këta djemtë të luajnë mirë dhe sigurisht që të na bindin.

Ka elementë cilësorë brenda grupit dhe pres shumë prej tyre. Natyrisht që vlen shumë ecuria, por edh rezultati. Por, natyrisht që duhet sepse është diçka që vlen shumë për këta djem, sidomos për moralin dhe vazhdimësinë”, – tha trajneri Elvin Beqiri në fund të prononcimit të tij.