Kombetarja e Italise per 17 vjeçaret prej disa ditesh ka nisur pergatitjet per Kampionatin Boteror qe do te startoje javen e ardhshme ne Brazil me pjesmarrjen e ekipeve me te mira nga e gjithe Bota.

Ne rradhet e axurreve jane grumbulluar 25 futbolliste dhe nder to padyshim qe eshte portieri me origjine nga Thethi Marko Molla. Ai pritet te jete titullar edhe ne kete kompeticion shume te rendesishem ashtu siç ka qene edhe ne Kampionatin Europian te zhvilluar ne maj te ketij viti ku Italia U17 arriti deri ne finale te ketij kompeticioni.

17 vjeçari Molla konsiderohet nje portier me shume perspektive dhe jo me kot Bolonja nxitoi te firmoste nje kontrate profesioniste me te duke e cilesuar njeriun e duhur per te ardhmen e portes se saj.

Ndeshja e pare per kombetaren U17 te Italise do te luhet me 28 tetor dhe padyshim qe axurret do te tentojne ta nisin me fitore. Ata kane objektiva serioze ne kete kompeticion te rendesishem dhe padyshim qe duke patur nje garanci si Marco Molla ne porte, kjo mund te jete e arritshme.
www.shkodrasport.com