Deri dje konsiderohej favoriti kryesor per te marre drejtimin e Sampdorias por ish- trajnerit te kombetares shqiptare Xhani de Biazi duket se serish “i ka mbetur thate”.

Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Klaudio Ranieri do të jetë trajneri i ri i Samdorias, duke parakaluar kështu ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, i cili ditën e djeshme ishte shumë pranë akordit me dorianët.

Sipas “Sky Sport”, presidenti Masimo Ferrero ka arritur të zgjidhë rebusin, teksa Ranieri është i besuari i tij. Palët patën një takim pasditen e sotme, ku tekniku italian i kërkoi garanci për të ardhmen presidentit dhe me sa duket akordi është arritur.