Mbremjen e djeshme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u zhvillua nje ndeshje shume interesante e kampionatit kombetar te futsalles ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit e cila u mbyll ne barazim 2-2.

Vlonjatet, te perforcuar edhe me blerje, kaluan dy here ne avantazh, por ne te dy rastet shkodranet arriten te barazojne fillimisht me ane te Lekajt dhe me pas me Tafilin. Nje ndeshje qe tregoi deshire, grinte dhe karakter tek futbollistet shkodrane.

Por nderkohe, permes nje postimi ne rrjetet sociale vete kapiteni Senad Lekaj ka surprizuar me fjalet e dala nga zemra teksa shkruan:

“Vllaznia vs Flamurtari 2-2

Fanele qe eshte shume me e rand se pesha e trupit tone, Deshire, pasion, ego edhe shume detyrim me e perfaqsu dhe me e djersit ne menyren ma dinjitoze.

Cfare Adrenalinet ne cdo duartrokitje te njerzve qe e dojn me shpirt kyt Bluze qe shkodra i ka me mijera,
Te merzitun me rezultatin perfundimtar sepse kishim hy vetem per fitore ne kete ndeshje , por futbolli eshte i tille.

Falenderim pa fund te gjithve qe na ndjeken nga afer e gjithashtu falenderime edhe Vllaznia Diaspore qe e ndjeken ndeshjen nga rrjetet sociale. Rikthehena ndeshjen e radhes ne shtepin tone Vllaznia vs Partizani. Ju presim qe kete here te knaqna te gjithe bashke. Vllaznia asht dashni e shpirtit!”