Pas me pak se dy oresh ne stadiumin “Loro Boriçi” do te nise ndeshja Vllaznia- Egnatia e vlefshme per javen e 31-te te “Abissnet Superiore”. Nje sfide kjo shume e rendesishme per te dy ekipet, per vete objektivat qe ato kane per te siguruar nje vend qe i çon ne Europe.

Nderkohe “Shkodra Sport” meson ne menyre ekskluzive se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje arbitrit te kolegjiumit te Durresit Klodian Shahini. Ai do te kete ndihmen e asistenteve Renato Malaj nga Vlora dhe Heraj Lisaku nga Durresi.

Arbiter i katert ne kete takim do te jete tiranasi Orlando Kuka. Ne sistemin VAR nderkohe eshte caktuar durrsaku tjeter Andi Koçi, ndersa ne AVAR do jete Kridens Meta nga Tirana.

Sakaq, vezhgues i arbitrave nga FSHF eshte perzgjedhur Mentor Sopjani nga Lushnja, kurse delegat i Federates eshte Eraldi Shera nga Shijaku. Ky takim konsiderohet shume i rendesishme dhe prandaj pritet nje beteje e forte ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/