Vllaznia- Teuta eshte nje nga sfidat me interesante te javes se 33-te te “Abissnet Superiore”, sfide qe do te luhet pasditen e sotme duke filluar nga ora 15.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Te dy skuadrat duan te sigurojne nje vend per ne Kupat e Europes dhe si rrjedhoje kjo perballje vendos shume gjera.

Nderkohe, pavaresisht faktit se takimi eshte shume i rendesishem, Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit, ia ka besuar drejtimin e tij nje arbitri pa shume eksperience. Behet fjale per Erjon Bastarin e kolegjiumit te Tiranes.

Ai do te jete arbitri kryesor i kesaj ndeshje ndersa asistente te tij do te jene Ani Koçiaj dhe Rejdi Zaimi po nga kryeqyteti, nderkohe qe edhe arbitri i katert do te jete serish i ketij kolegjiumi, Daniel Vrapi.

Ne sistemin VAR sakaq do te jete arbitri nga Patosi Olsid Ferataj dhe ne AVAr fieraku Orgest Grabova. Vezhgues i arbitrave per kete ndeshje eshte caktuar lezhjani Prek Pjetrushi ndersa i deleguar i FSHF-se do te jete Petrit Brahja nga Tirana./SHKODRA-SPORT.COM/