Sot, do të luhet klasikja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo sfidë është caktuar të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa tashmë klubi shkodran fton tifozët të mbushin pallatin e sportit.
Një takim që gjithmonë ka prodhuar emocion në basketbollin shqiptar e për këtë arsye kërkohet mbështetja masive e tifozërisë. Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi i Vllaznisë bënte thirrje: “Ora e përballjes po afron. Eja dhe ti”.
Kjo ndeshje do te jete e vlefshme per javen e pare te fazes se dyte te kampionatit dhe padyshim qe shkodranet duan t’i bejne nje start te mbare edhe kesaj faze.
Edhe ne fazen e pare Vllaznia arriti te fitoje ndaj Tiranes brenda ne kryeqytet dhe te njejten gje do te beje edhe pasditen e sotme, por kete here ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.