Ndonëse nuk u ndëshkuar nga arbitri i ndeshjes për atë reagim në fund të ndeshjes me Dinamon dhe ndonëse edhe ai vetë kërkoi falje, trajneri i Vllaznisë Edi Martini sërish e ka pësuar nga Komisioni i Disiplinës.
Në mbledhjen e tij të sotme ky Komision ka vendosur ta pezullojë atë me dy ndeshje. Duket se gjithçka është vendosur në bazë të pamjeve filmike, por Disiplina në fakt nuk e bëri të njëjtën gjë dy javë më parë me gjestin e Albano Aleksit në ndeshjen ndaj Aleksin.
Dy raste thuajse identime, por që trajtohen në mënyra të ndryshme dhe ky është një absurditet i këtij Komisioni. Ja vendimi i marrë sot prej tij, teksa nuk ka munguar edhe një gjobë për klubin Vllaznia për sjellje të gabuar të tifozëve.
“KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të
nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste antisportive që cënon reputacionin e sportit të futbollit, të evidentuara pas përfundimit të ndeshjes KF Vllaznia kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 13/2 të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë”.







