Egnatia- Vllaznia eshte nje nga dy sfidat qe do te mbylle javen e 22-te te Superiores qe do te luhet pasditen e sotme duke filluar nga ora 13.00 ne stadiumin “Egnatia Arena” te Rrogozhines.
Ekipi shkodran vjen me disa mungesa te rendesishme ne kete ndeshje dhe te gjitha ne repartin e mbrojtjes teksa nuk do te jene te gatshem per kete takim Juriç, Hakaj e Smajli.
Si rrjedhoje trajneri Josa ka qene i detyruar te beje serish ndryshime por kete here ato kane perfshire jo vetem mbrojtjen por edhe sulmin teksa kete here do ta nise nga minuta e pare Liridon Latifi.
“Shkodra Sport” ka mesuar edhe formacionin qe do ta nise nga minuta e pare kete takim. Ne porte do te jete Zogoviç, ndersa ne mbrojtje do jene Kruja ne te djathte dhe Bulatoviç ne te majte ndersa dyshja e qendres do jete serish e njejta me Gurishten e Shehin.
Ne mesfushe nuk do te ndryshoje asgje me Alivoden, Jonuzin e Markun, ndersa treshja e sulmit do te jete e formuar kete here nga Mala, Latifi e Balaj. Vllaznia do te kerkoje me ngulm fitoren ne nje fushe ku ne fakt nuk i ka ecur shume./SHKODRA-SPORT.COM/