Mbremja e sotme do te jete e veçante per sportdashesit shkodrane. Si rrallehere ndoshta ne nje aktivitet sportiv, do te jene te pranishem ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nje mori e madhe personalitetesh te jetes politike dhe jo vetem.

Do jete Superkupa Mbarekombetare ne basketboll per meshkuj, ajo qe do te sjelle ne kryeqendren e Veriut te Shqiperise edhe disa personalitete te Kosoves, duke filluar nga Kryeministri z. Albin Kurti, Ministri i Kultures, Rinise dhe Sportit te Kosoves z.Hajrulla Ceku, zv.Ministrja e Sportit te Kosoves znj. Daulina Osmani, Deputetja e Parlamentit te Kosoves znj. Mimoza Kusari Lila.

Po ashtu do te jene te pranishem edhe kryetarja e Bashkise Shkoder, zj. Voltana Ademi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit te Shqiperise zj. Evis Kushi, Ministrja e Shtetit per Rinine dhe Femijet znj. Bora Muzhaqi.

Do te jene te pranishem edhe presidenti i FSHB-se Avni Ponari, Kryetarin e Federates se Basketbollit te Kosoves Z. Arben Fetahu, Presidenti i Bordit Drejtues të Ligës UNKIE, z. Ilir Trebicka etj.

Ata do te marrin pjese ne ndeshjen Vllaznia- Prishtina e vlefshme per gjysmefinalen e Superkupes Mbarekombetare dhe padyshim qe atmosfera ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pritet te jete shume festive.

Sfida ne mes ketyre dy skuadrave nuk do te jete thjesht nje ballafaqim dhe matje forcash, por edhe sinjal bashkimi ne mes dy vendeve./SHKODRA-SPORT.COM/