Tek Veleçiku vazhdojne me intensitet pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Trajneri Duli ka rritur ngarkesat stervitore per futbollistet te cilet po shkojne drejt formes se tyre maksimale.

Nje gje normale kjo sepse kampionati starton pas 20 ditesh dhe ekipi duhet te jete gati. Por jo vetem kaq. Drejtuesit e klubit nuk i kane ndalur perpjekjet e tyre per te plotesuar ekipin me te tjere lojtare cilesore.I rradhes qe i eshte bashkuar koplikasve eshte ish- futbollisti i Vllaznise Emrah Fikaj.

Ky i fundit ndonese nuk pati kontrate me kuqeblute kohet e fundit, fitoi nje prove ne syte e trajnerit Jonuz dhe per rrjedhoje u stervit per disa dite me ekipin e pare te Vllaznise.

Por vetem kaq. Kur ai u nis per ne Oher per te zhvilluar atje fazen me intensive te pergatitjeve, Fikaj nuk ka qene ne listen e ekipit. Ne keto rrethana, mesfushori 20 vjeçar nuk ka pritur me dhe per rrjedhoje i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se drejtuesve te Veleçikut per te luajtur me ta ne sezonin e ri.

Ne kete menyre, pas Borshit, Dyces e Kulles, koplikasit bashke me Fikajn e çojne ne kater numrin e lojtareve qe kane marre nga Vllaznia gjate diteve te fundit duke tentuar te ndertojne nje skuader sa me te forte per sezonin e ri.
www.shkodrasport.com