“Çlirohet” edhe Edis Maliqi. Mbrojtësi që luajti me Dinamon sezonin e fundit, nuk ishtepjesë e kësaj skuadre, por ai kishte mbetur “peng” i dokumentacionit.

Çinedu dhe Demiri e zgjidhën çështjen më parë, kurse Maliqi, sipas burimeve të gazetës, e ka bërë këtë gjë vetëm ditën e premte.

Tani 26- vjeçari është lojtar i lirë. Me Dinamon ai luajti 28 ndeshje në sezonin e fundit, 19 nga të cilat titullar.

Tashmë rrugët mes Maliqit dhe Dinamos ndahen edhe zyrtarisht. Sigurisht, nuk ishte një përvojë e bukur për palët.