Interi ka luajtur ndeshjen e parë të Serisë A kundër Leçes, teksa e fitoi këtë përballje me shifrat 1-2. Këtë herë zikaltërit do të ndiqen me më shumë vëmendje nga tifozët shqiptarë për shkakun e Kristjan Asllanit.

Performanca e këtij të fundit në miqësore ka qenë fantastike, deri në atë ndeshje të fundit kundër Villareal. Asist i dhënë, gol i shënuar dhe pasime me saktësi të madhe që ofroheshin për shokët e skuadrës. Në përballjen e fundit para nisjes së Serisë A, Brozovic do të dëmtohej.

Kështu Asllani mori vendin e tij dhe do të gabonte në një pasim që solli golin e ekipit spanjoll. Kjo i dha sinjal Inzagit se mesfushori shqiptar nuk është ende gati. Madje në mbrëmjen e djeshme kur është hequr nga loja Brozovic, sërish nuk ka hyrë Asllani. Në vend të tij u fut Mkhitaryan, një lojtar që i shërben më shumë aspektit ofensiv.

Ndoshta Inzagi kërkonte më tepër eksperiencë për ato minuta të fundit, por përfundimi ngelet se Asllani qëndroi në stol, edhe në momentin kur u largua nga fusha Brozovic. Qartësisht e dukshme se kuotat e lojtarit shqiptar nuk janë të njëjtat me ato para miqësores me Villareal.