Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajmi i fundit/ Mësohet emri i arbitrit të ndeshjes Kastrioti- Vllaznia, shkodranët...

Lajmi i fundit/ Mësohet emri i arbitrit të ndeshjes Kastrioti- Vllaznia, shkodranët duan drejtësi

Ndeshja e sotme në mes Kastriotit dhe Vllaznisë konsiderohet shumë e rëndësishme sepse do të ndeshen me njëri- tjetrin dy prej ekipeve që kanë bërë shumë mirë deri më tani në kampionat.

Si rrjedhojë secila prej tyre dëshiron fitoren, megjithatë do të jetë fusha e lojës ajo që do të vendosë për këtë gjë. Nga ana tjetër, tek Vllaznia shpresojnë shumë që të mos kenë probleme me arbitrimin.

Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur arbitrin e Kolegjiumit të Lushnjës Laver Alla për ta drejtuar atë. Kuptohet që ai e ka përvojën e duhur për të qenë bilbili i kësaj ndeshje, por kuptohet që duhet të tregojë autoritet dhe vendosmëri.

Drejtuesit kuqeblu pikërisht kësaj i druhen, nëse ai do të jetë në gjendje ta ushtrojë si duhet funksionin e tij. Kjo ngaqë në ndeshjet e deritanishme, ata janë ndeshur me arbitrime të njëanshme në ndeshje të caktuara.

Për këtë presin që sot në orën 13:34 Alla dhe asistentët e tij të bëjnë mirë në mënyrë që fituesi i takimit të jetë ai që do të luajë më mirë./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments