Nga Endri ÇINARI

Vllaznia arriti një fitore shumë të rëndësishme në javën e 14-të të Superiores. Shkodranët mposhtën në transfertë ekipin e Teutës. Një sukses që mungonte prej 4 javësh për skuadrën e drejtuar tashmë nga Qatip Osmani. Fitorja në Durrës ishte e dyta për shkodranët në këtë edicon jashtë fushe.

Fitorja tjetër e arritur në transfertë këtë edicion, ka qenë ndeshja 0-2 ndaj Skënderbeut. Madje në të dy takimet, Vllaznia ka mundur ta mbajë portën e paprekur. Duke treguar një lloj sigurie në këto fitore. E patjetër kuqeblutë duan që këtë sukses të fundit në Durrës, ta vijojnë me rezultate të tjera pozitive.

E dueli i rradhës nuk është aspak i thjeshtë sepse do jetë sërish jashtë Shkodrës dhe kundër Egnatias. Aty ku rrogozhinasit janë ekipi i dytë më i mirë në kampionat përsa i përket ndeshjeve shtëpiake. Ekipi i Tetovës ka grumbulluar 13 pikë në ndeshjet si pritës, ku më mirë se ta ka bërë vetëm Partizani me 14 pikë të grumbulluara.

Megjithatë me fitoren e fundit duket se besimi është kthyer në rradhët e Vllaznisë. E me patjetër në Rrogozhinë do kërkohet vijimësia e rezultateve pozitive. Ku edhe mbështetja e tifozëve shkodanë nuk do mungojë në këtë javë. E cila me patjetër do jetë një motivim akoma më tepër për futbollistët kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/