Pas me pak se nje ore do te nise ne “Loro Boriçi” ndeshja gjysmefinale e Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Laçit. Nje sfide shume e rendesishme per te dy ekipet qe duan fitoren dhe kalimin ne finale.

Por ajo qe te ben pershtypje eshte se te dy trajneret kane ndryshuar shume ne formacion nga ajo qe ishte menduar per kete ndeshje.

Keshtu tek Vllaznia ka ndryshime ne repartin ofensiv teksa jane ulur ne stol Kruja e Cisse dhe ne vend te tyre do te luajne Victor Da Silva dhe Dilaver. Te tjeret jane po ato, me Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku dhe A.Hoxhaj.

Nderkohe me shume ndryshime ka tek Laçi teksa trajneri Duro ka larguar nga formacioni Mazrekajn dhe Harmon, per te aktivizuar ne vend te tyre lojtare me tipare mbrojtese.

Formacioni i Laçit do te jete ky: Sherri, A. Marku, Malota, Ignjatoviç, Obanor, Musta, Deliu, Bytyçi, Lushkja, Shehu dhe Xhixha.