Ditët e fundit po flitet shumë rreth mundësisë së uljes së Armando Cungu sërish në pankinën e Kukësit por vetë ai ka mohuar të ketë kontakte me drejtuesit e këtij klubi. Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar: “Mediat dinë më shumë se unë por mund të konfirmoj se nuk kam kontakte me drejtuesit e Kukësit. Se nga kanë dalë këto fjalë nuk e di. Unë në fakt kam patur ofertë nga një tjetër klub i Superligës shqiptare i cili pret një përgjigje nga ana ime këto ditë.

Po ashtu, kam patur oferta edhe nga ekipe kosovare megjithatë për momentin jam duke pushuar dhe mbase pas njëfarë periudhe mund të marr vendim në lidhje me këto oferta”. Në këtë mënyrë, bie poshtë hipoteza e uljes së Cungut në pankinën e Kukësit. Të paktën për momentin sepse në ditët në vijim gjithçka mund të ndodhë. Ai nuk ka deklaruar se është kundër një oferte të tillë por ka mohuar të ketë kontakte. Kjo gjë mbase do marrë një përggigje në fund të muajit dhjetor, gjithnjë nëse trajneri shkodran nuk do t’i thotë “po” ndonjë oferte tjetër nga skuadrat e Superligës shqiptare apo ato kosovare.