Për Vllaznine, telashet nuk kanë të sosur. Ecuria jo e mirë në gjashtë javët e para të kampionatit e largimi i trajnerit Josa jane shoqëruar nga kërkesa e fundit e UEFA-s për Federatën Shqiptare të Futbollit për hetimin e ndeshjes Kastrioti- Vllaznia të luajtur vetëm pak kohë më parë. Ky është skandali i radhës në futbollin shqiptar. Po nëse herët e tjera është kaluar disi në heshtje apo duke mos gjetur prova, duket se këtë radhë organizmi më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, e ka seriozisht me Shqipërinë, duke i lëshuar ultimatum FSHF-së dhe dërguar dosjen për ndeshjen e javës së katërt Kastrioti-Vllaznia, e përfunduar në shifrat 2-1.

Sipas UEFA-s, kjo ndeshje është luajtur me shuma të mëdha të hollash që do të përfundonte me fitore të Kastriotit (koeficienti 2.1, në kompanitë e basteve në Shqipëri) dhe 3+ (koeficienti 1.95). Dhe në fakt ndeshja ka përfunduar me fitoren e krutanëve dhe në këtë ndeshje janë shënuar 3 gola. Ajo që të bën më shumë përshtypje, ndryshe nga herët e tjera, është mbajtja disi sekret e kësaj dosjeje, kjo jo për ta fshehur, por për t’u dhënë mundësi personave të veçantë të hetojnë në lidhje me këtë ndeshje të trukuar, sipas UEFA-s. Por ai eshte publikuar, sot ne nje nga te perditshmet sportive. Madje gjithnjë sipas saj, kerkesen e ketij insitucioni per hetim e ka pranuar edhe vete FSHF-ja dhe tashme mbetet vetem nisja e hetimeve. Per ate ndeshje ne fakt, ka edhe akuza nga drejtuesit shkodrane ndaj gjyqtarit Janku per ndikim ne percaktimin e rezultatit dhe per me teper, vete ky gjyqtar duket se eshte ndeshkuar nga Federata ngaqe ne dy javet e fundit nuk ka gjykuar. Permendja e Vllaznise indirekt perveç Kastriotit ne kete hetim, sigurisht qe nuk mund te jete pritur mire nga ana e drejtuesve te Bashkise Shkoder qe me shume siguri do ta mbeshtesin kete hetim per t’i shkuar deri ne fund ne menyre qe e verteta te zbardhet dhe nese ka patur vertete trukim, fajtoret te ndeshkohen.