Ndeshjet e Kategorisë Superiore që ishin planifikuar të zhvilloheshin ditën e premte dhe të shtunë do të zhvillohen të gjitha në një ditë. Në fakt, çdo javë ka pasur ndryshime në programim oraresh dhe ditësh.

Ndërsa në këtë javë duke qenë se janë edhe zgjedhjet parlamentare ditën e dielë në 25 prill, takimet janë planifikuar që të luhen të gjitha të shtunën.

Madje, sipas kalendarit të mëparshmë do të luheshin sfida edhe të premten, mirëpo vetë organizatorët e garës kanë menduar që të mos ketë aludime dhe duke qenë se është faza e fundit dhe sezonet e ekipeve janë në lojë, takimet do të zhvillohen në një ditë…

Më poshtë edhe oraret dhe data e ndeshjeve të javës së 25-të në Superiore…

Kategoria Superiore

Java 29 (24 prill)

Të shtunën

Kastrioti-Laçi 13:00

Bylisi-Apolonia 13:00

Vllaznia-Skënderbeu 13:00

Teuta-Tirana 16:00

Partizani-Kukësi 16:00 (në “Air Albania”)