Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Klubi i Shirokës ka zyrtarizuar emërimin e André Jasmins si trajnerin e ri të ekipit. Tekniku portugez vjen në Shkodër me një eksperiencë të konsoliduar dhe me një filozofi moderne futbolli, duke synuar të sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe një vizion të qartë për zhvillimin e skuadrës.
Pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Pedro Miranda, i cili do të mbajë rolin e zëvendëstrajnerit. Drejtuesit e klubit shprehen të bindur se përvoja dhe përkushtimi i dyshes portugeze do të kontribuojnë në rritjen sportive të ekipit dhe në realizimin e objektivave të vendosura për të ardhmen.
“Mirësevjen në Shkodër, André Jasmins
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e André Jasmins si trajnerin e ri të ekipit. Tekniku portugez vjen në Shkodër me një eksperiencë të pasur dhe me një filozofi moderne futbolli, duke sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Pedro Miranda , i cili do të ushtrojë rolin e zëvendëstrajnerit. Jemi të bindur se eksperienca e tyre dhe përkushtimi në punë do të kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen e ekipit, me objektiva të qarta për të ardhmen.
Mirësevini në familjen tonë dhe ju urojmë shumë suksese me ngjyrat tona!”,-shkruhet në komunikatën e KF Shirokës.


