Ndeshja miqesore Vllaznia- Bylis nuk ka startuar ne oren 16.00 siç ka qene planifikuar, por do te nise disa minuta me vone. Arsyeja e kesaj shtyrje ka te beje me faktin qe ballshiotet kane mberritur me vonese ne stadiumin e Peqinit ku dhe do te luhet ndeshja.

Ka ndodhur keshtu ngaqe siç behet e ditur, autobuzi i ekipit ballshiot ka shfaqur probleme gjate udhetimit dhe per kete arsye, nuk kane arritur ne kohe per te luajtur kete takim.

Vllaznia nderkohe ka qene ne pritje te kundershtarit, megjithate do te jete e detyruar ta prese ate. Dy ekipet sapo kane dale ne nxemje dhe takimi pritet te nise me 20-30 minuta vonese.

Siç kemi bere te ditur, ekipi shkodran do te luaje ne kete miqesore me formacionin e meposhtem: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Victor da Silva, Imeri dhe Dilaver.

Miqesorja e sotme ndaj Bylisit do te jete e nenta per Vllaznine ne kete prag- sezoni, teksa ne tete te meparshmet, ka fituar kater, barazuar dy dhe humbur po aq./SHKODRA-SPORT.COM/