Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka qetësuar tifozët në lidhje me të ardhmen e trajnerit Thomas Brdariç. I ftuar në studion e emisionin “Sport Show”, ai ndër të tjera u shpreh:

Patëm një takim të frytshëm. Patëm diskutime teknike, gjatë kësaj periudhe kemi qenë afër kërkesave, jemi afruar. Nesër paradite do të finalizojmë nënshkrimin e kontratës. Kemi gjetur të mesmen e artë me trajnerin.

Bashkë me kryetaren e bashkisë kemi bërë gjithçka për të plotësuar kushtet e kontratës së Brdariç. Kërkesat? Pika kryesore është pjesa e infrastrukturës, pra ku do të stërvitet ekipi.

I kam dhënë siguri që do të kemi një fushë, të cilën do ta ndërtojmë në bashkëpunim me FSHF”, deklaroi Alban Xhaferi.